Milot Rashica drejt transferimit në Premierligë, zbulohet skuadra ku mund ta vazhdojë karrierën

Milot Rashica do t'i kushtojë 25 milionë euro Aston Villës për ta transferuar nga Werder Bremeni, gjithnjë sipas mediave në Gjermani.

"Weser Kurier" raporton se RB Leipzig mbetet e interesuar për Rashicën, por që shuma e klauzolës prej 38 milionë eurosh është problematike, shkruan "Zeri.info".

Aston Villa, nga ana tjetër, vazhdon të lidhet me transferimin e yllit nga Kosova.

Spekulimet i ka ndezur edhe një fotografi e mesfushorit Marvelous Nakamba në "Instagram", ku ai shihet me Rashicën gjatë kohës së tyre në Vitesse.

Rashica ka qenë i lidhur edhe me Liverpoolin, derisa trajneri i Aston Villës, Dean Smith kërkon përforcime këtë verë.

Duke parë ndikimin financiar që ka lënë koronavirusi, Werder Bremeni mund ta lirojë paksa çmimin e Rashicës.

Rashica është lënë jashtë miqësores së Werder Bremenit me Eintracht Braunschweig të dielën. /Zeri.info