Nis asfaltimi i rrugës dhe parkingjeve te shkolla “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë

Ka filluar asfaltimi i rrugës dhe parkingjeve të shkolla “Xhemajl Mustafa”.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmës një postimi në “Facebook” ka njoftuar se sot ka nisur asfaltimi i rrugës dhe parkingjeve te shkolla fillore “Xhemajl Mustafa.

“Sot po asfaltohen rruga dhe parkingjet te Shkolla Xhemajl Mustafa. Më duhet të përgëzoj publikisht kompaninë Papenburg për punët e tyre në kryeqytet. Kjo pas një përvoje të gjatë me kompanitë e rrugëve”, ka thënë ai./Zëri/