Ankohen fqinjët, himni i Ligës së Kampionëve lëshohet në orën 3:00 të mëngjesit në stadiumin francez

Klubi francez, Stade Rennais, do të luajë për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në edicionin 2020-2021, transmeton “Zeri.info”.

Stade Rennais tashmë është përgatitur edhe për himnin e kompeticionit më prestigjioz evropian për klube.

Qofshin tifozë të futbollit ose jo, banorët në afërsi të stadiumit “Roazhon Park” kanë arritur ta dëgjojnë mjaft mirë himnin e Ligës së Kampionëve, madje në orën 3:00 të mëngjesit.

Banorët në afërsi të stadiumit kanë dëgjuar himnin rreth orës 3:00 të mëngjesit.

“Muzika ishte shumë e zhurmshme. Unë sinqerisht mendoj që të gjithë janë zgjuar nga gjumi. Kështu ndodhi me mua, madje pata përshtypjen se ishte edhe më i fortë se në ditët e zakonshme”, thotë Tomi, një banor në afërsi të stadiumit. /Zëri