Sonte kompletohen çiftet gjysmëfinale të Ligës së Evropës
Sonte do të kompletohet faza gjysmëfinale e Ligës së Evropës, shkruan “Zeri.info”.
Interi dhe Manchester Unitedi ishin skuadrat e para që siguruan gjysmëfinalen gjatë mbrëmjes së djeshme.
Kurse, sot do të zbulohen edhe dy ekipet e fundit që do t’u bashkohen italianëve dhe anglezëve.
Shakhtar Donetsku do të përballet me Baselin.
Ndërsa, Wolverhamptoni do të ketë punë me Sevillan.
Të dyja takimet fillojnë nga ora 21:00.
Në gjysmëfinale Manchester Unitedi do të luajë me fituesin e takimit Wolverhampton – Sevilla, kurse Interi me fituesin e ndeshjes Shakhtar Donetsk – Basel./Zëri