Don Xhoni befason djaloshin nga Drenasi që i shpëtoi aksidentit të rëndë, këtë dhuratë ia dha!

Reperi i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Don Xhoni ka qenë sot për vizitë në familjen e këngëtarit Skender Hasi.

Vizita e tij ishte me shkas për ta befasuar nipin e tij, Gojartin i cili ka pasur një aksident të rëndë nga i cili është dashur të qendrojë edhe në komë.

Pas shërimit, Gojarti u befasua nga reperi të cilin e pelqen dhe e ndjek karrierën e tij, Don Xhoni.

Në kopshtin e bukur të familjes Hasi u prit Xhoni i cili edhe i dhurojë një bluzë me nënshkrimin e tij Gojartit, 17-vjeçar nga Drenasi./Zëri