Gjendet i vdekur një person brenda një veture në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture sot në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur saktësisht në fshatin Koliq, lagjja “Peraj”.

Lajmin për “Zeri.info” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Policia e Kosovës është duke e trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë.

“Sot, më 08.08.2020 rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq (lagja Peraj). Njësitet policore nga Stacioni Policor ‘Veriu’ Prishtinë i janë përgjigjur njoftimit. Në vend-ngjarje, në një veturë, është gjetur një person pa shenja jete. Policia është duke e trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë”.

Krasniqi njofton për Zerin se në veturë është gjetur një armë./Zëri