Formacionet zyrtare: Juventus - Lyon

Pas një pauze prej afër pesë muajsh, sonte rikthehet gara më prestigjioze e futbollit në Evropë, Liga e Kampionëve.

Sonte do të zhvillohen dy ndeshje interesante: Manchester City - Real Madrid dhe Juventus - Lyon, shkruan "Zeri.info".

Pas humbjes në Francë, Juventusi do ta bëjë maksimumin të fitojë sonte dhe të kualifikohet në "Final Eight".

Ndeshja e parë mes dy skuadrave u mbyll 1:0 për francezët, derisa sonte do të vendoset çerekfinalisti i radhës.

Një orë para fillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Juventus: Szczesny, Cuadrado, De Ligt, Bonucci, Sandro, Bentancur, Pjanic, Rabiot, Bernardeschi, Higuain, Ronaldo.

Lyon: Lopes, Denayer, Marcelo, Marcal, Dubois, Caqueret, Guimaraes, Aouar, Cornet, Toko Ekambi, Memphis.

/Zeri.info