Bale tallet me Real Madridin para ndeshjes ndaj Man Cityt, shihet duke luajtur golf

Gareth Bale nuk vazhdon të ndalet së befasuari të gjithë.

Sulmuesi uellsian i cili nuk udhëtoi me Real Madridin për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt, është parë duke luajtur golf sot, shkruan "Zeri.info".

"El Chiringuito" ka publikuar pamjet dhe natyrisht se zyrtarët e Real Madridit janë irrituar me këtë gjë.

Kjo për shkak se Bale nuk respektoi të paktën skuadrën e tij para ndeshjes së sontme ndaj Manchester Cityt.

Ndryshe, Bale pritet të largohet nga "Santiago Bernabeu" këtë afat kalimtar veror. /Zeri.info