Ronaldo dhe Georgina “kapen” nga paparacët nën shoqërinë e miqve, nuk mungon alkooli

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe gruaja e tij, Georgina Rodriguez janë duke i kaluar pushimet në Itali.

Ata janë fotografuar nën shoqërinë e miqve në një jaht luksoz në plazhet e Portofinos.

Së fundmi ata janë fotografuar në fshatin Portofino, ku janë parë duke shijuar një darkë nën shoqërinë e miqve.

Përderisa janë në pushime, Ronaldo i ka lejuar vetes që të konsumojë edhe alkool.

Ndryshe, Ronaldo ditë më parë e festoi titullin e kampionit në Seria A me “bardhezinjtë”. /Zeri.info