Anelka: E urreja Real Madridin, doja të qëndroja te Liverpooli
Nicolas Anelka ka zbuluar se ai e kishte urryer jetën te Real Madridi dhe donte të qëndronte te Liverpooli pas huazimit një-vjeçar te klubi anglez, transmeton “Zeri.info”.
Ish-sulmuesi francez kaloi një vit te klubi spanjoll pasi i transferua nga Arsenali në 1999-n, por shënoi vetëm 2 gola në 19 paraqitje në La Liga dhe 2 të tjera në 10 ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Anelka u rikthye te Paris Saint-Germaini, por u huazua te Liverpooli në edicionin 2001/2002, duke shënuar katër gola në Premierligë, derisa “Të Kuqtë” dolën të dytët në tabelë dhe Manchester City nënshkroi me të atë verë.
“Tifozët e Liverpoolit mendojnë se nuk doja që të qëndroja. Ata duhet ta dinë se kjo nuk ishte çështja. Ai episod ishte tragjik për mua. Është një klub ku mund të kisha bërë shumë gjëra”, ka thënë ai.
“E kuptova se çfarë do të thotë të ishe një yll kur iu bashkova Real Madridit dhe e urreja”, është shprehur Anelka./Zëri