385 pacientë po trajtohen me oksigjenoterapi

Sipas raportit të SSHKUK-së, në klinikat infektive dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 622 pacientë.

441 prej tyre janë të konfirmuar me COVID-19, 385 po trajtohen me oksigjenoterapi, 25 në CPAP dhe 11 në respiratorë, transmeton “Zeri.info”.

Nga numri i përgjithshëm 235 pacientë të konfirmuar me koronavirus po marrin trajtim në klinikat e QKUK-së, ndërsa 206 nëpër spitalet rajonale. /Zëri