Policia e Kosovës në Prizren mbyll gjashtë lokale për mosrespektim të masave anti-COVID
Policia e Kosovës në Prizren edhe dje ka zhvilluar një aksion për të monitoruar zbatimin e masave anti-COVID nga Qeveria e Kosovës.
Të përkrahur edhe nga inspektorët komunalë dhe inspektorët sanitarë nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës kanë ndërmarrë një operacion dhe veprime në qendrat tregtare dhe në sheshet kryesore në Prizren, shkruan “Klan Kosova”.
Sipas njoftimit, janë gjetur disa parregullsi, me ç’rast policia ka mbyllur gjashtë lokale afariste, ku edhe masa të tjera.
1. Janë mbyllur 6 lokale afariste
2. 65 lokale të kontrolluara
3. Janë hapur 2 dy raste për VP nga Neni 249 dhe 250
4. 6 fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtje
5. 225 fletëparaqitje për mosmbajte të maskës.
Gjate zhvillimit të këtij operacioni gjithçka ka shkuar në rregull dhe njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe Policia Rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të Qeverisë.