Edon Zhegrova i bën surprizë tifozes me aftësi të kufizuara
Edon Zhegrova është rikthyer në Kosovë për pushime verore.
As pandemia COVID-19 nuk e ka ndalur futbollistin e Kosovës të vie në vendlindjen e prindërve për pushime, raporton "Zeri.info".
Me të ardhur në Kosovë, ylli i Genkut ia ka bërë një befasi një tifoze së tij.
Ai e ka takuar Arditën, një tifoze e flaktë e tij, e cila është me aftësi të kufizuara.
"Surprizë për Arditën", ka shkruar Zhegrova në "Instagram".
Ndryshe, pas largimit nga Baseli, Zhegrova është rikthyer te klubi elitar belg, Genk. /Zeri.info