Zyrtare: Ilir Blakçori e vazhdon kontratën me Dritën
Ilir Blakçori do të vazhdojë të jetë pjesë e Dritës së Gjilanit edhe për dy vite.
Klubi gjilanas e ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin kosovar me anë të rrjetit social "Facebook", shkruan "Zeri.info".
Blakçori ishte ndër futbollistët kryesor të Dritës në edicionin e kaluar, ku skuadra e fitoi titullin e kampion.
Madje, për të ishte hera e parë që e fiton titullin e kampionit.
Postimi i plotë i Dritës:
"VAZHDOJMË EDHE PËR DY VITE ME BLAKQORIN
Sot zyrtaret e klubit kane arritur ta finalizojne marreveshjen me mbrojtesin e majt Ilir Blakqorin.
Blakqori me kontributin e tij ishte njeri prej lojtareve me meritore sidomos ne ndeshjet e fundit ku edhe arritem te shpallemi Kampion e qe per Ilirin ishte edhe hera e pare ne karrier e tij qe arrin te shpallet kampion.
Iliri me knaqesi ka vazhduar bashkepunimin me klubin tone edhe per dy vitet e ardhshme dhe synimi i tij eshte arritja e rezultateve pozitive ne arenen nderkombetare.
Suksese ne Champions ILIR!". /Zeri.info