Ardian Muja i jep fund beqarisë, Trepça'89 i uron fat
Ardian Muja i ka dhënë fund beqarisë.
Futbollisti i talentuar i Trepçës'89 është martuar gjatë ditës së sotme, njofton klubi mitrovicas, shkruan "Zeri.info".
Klubi i Trepçës'89 dhe bashkëlojtarët i kanë uruar fat Mujës.
Ndryshe, 23-vjeçari ishte ndër futbollistët më të mirë të 89-shit në edicionin që lamë pas.
Ai ka zhvilluar 15 ndeshje me klubin e madh mitrovicas në elitën e futbollit kosovar. /Zeri.info