Zyrtare: Gentrit Dumani ndahet me Flamurtarin
Gentrit Dumani i ka dhënë fund aventurës dyvjeçare me klubin nga Prishtina, Flamurtari.
Mbrojtësi kosovar e ka bërë me dije këtë lajm me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", raporton "Zeri.info".
Në mes të tjerash, Dumani shpreson që Flamurtari të rikthehet në elitën e futbollit kosovar.
Postimi i plotë i Dumanit:
"Prej sot nuk jom pjes e KF Flamurtarit
Falenderoj kryetarin e klubit Imer ademi per korrektsin falenderoj trenerat bashklojtart
Uroj qe Flamurtari te kthehet aty ku e ka vendin nsuperlig
Kom kalu dy vitet mat mira ne karier respekt nga zemra per kit klub me tradit e suksese". /Zeri.info