Vrasësi i “Rafikit”, gorillës malore të rrallë e të argjendtë të Ugandës, u burgos
Vrasësi i njërës nga gorillat më të njohura malore të Ugandës, e quajtur “Rafiki”, u burgos për 11 vjet, shkruan BBC.
Felix Byamukama u shpall fajtor shkaku që hyri në mënyrë të paligjshme në një zonë të mbrojtur për të vrarë gorillën e pafajshme dhe shumë të dashur, transmeton “Zeri.info”.
Sipas Autoritetit të Natyrës së Egër në Uganda, Byamukama kishte thënë më parë se gorilla e sulmoi atë dhe ai duhej të vriste Rafikin në vetëmbrojtje.
Gorillat malore janë specie të rrezikuara, prej tyre janë vetëm 1.000 në ekzistencë dhe UWA tha se “Rafiki ka marrë drejtësi”.
Hetimet treguan se Rafiki ishte vrarë nga një objekt i mprehtë që depërtoi në organet e tij të brendshme.
Gorilla u zhduk në 1 qershor dhe trupi i tij u zbulua nga një parti e kërkimit të nesërmen,
Gorilla e argjendtë besohet se ishte rreth 25 vjeç kur vdiq, ishte drejtuesi i një grupi prej 17 gorillash malore.
Ky grup gorillash u përshkrua si i zakonshëm, që do të thotë se anëtarët e tij ishin mësuar për kontaktin e njeriut, raporton “Zeri.info”.