Gjakovari krijon mozaikun e Dua Lipës me fara dhe drithëra (Video)
Një mozaik me fytyren e këngëtares kosovare me famë botërore Dua Lipa, është punuar në Gjakovë.
Kjo është bërë nga artisti Alkent Pozhegu nga Gjakova, i cili ka punuar këtë mozaik me fara dhe drithëra, transmeton Zeri.info.
Ky nuk është punimi i vetëm i Pozhegut, pasi ai me disa punime tjera ka hyrë edhe në Librin e Rekordeve “Guiness”.
Më poshtë mund të shihni mozaikun e këngëtares Dua Lipa.