“Instagram”-i do të nxjerrë rivalin e “Tik Tok”-ut

"Tik Tok" është momentalisht aplikacioni më popullor për videot, pavarësisht dyshimeve të SHBA-së se ky aplikacion përdoret për qëllime të fshehta të qeverisë kineze.

Për të konkurruar këtë aplikacion, Instagram do të nxjerrë shumë shpejt rivalin e tij të quajtur "Reels", që do t’u mundësojë përdoruesve të postojnë video të shkurtra me muzikë në sfond. "Reels" u prezantua për herë të parë në Brazil vitin e kaluar, por mesa duket do të përdoret në të gjithë botën.

"Reels"-i do të jetë i integruar në aplikacionin Instagram dhe do të lejojë përdoruesit të regjistrojnë video 15 sekondëshe. "Facebook"-u, që ka në pronësi Instagramin, është përpjekur për të rivalizuar aplikacionin "Tik Tok" me një aplikacion tjetër të quajtur Lasso, por duket se kjo përpjekje ka rezultuar e pasuksesshme.

"Reels"-i pritet që të jetë aktive për të gjithë përdoruesit gjatë muajit të ardhshëm, kështu që jini të vëmendshëm për t’i bërë update aplikacionit të Instagram që t’ju shfaqet veçoria më e re. /tvklan.al