Sot kurorëzohet Miss Shqipëria

Edicioni i 22 – të i Miss Shqipërisë do të zhvillohet sot në qytetin e Lushnjes, në këmbët e shtëpisë muze të Kongresit të Lushnjes.

Hartës së shtegtimit të këtij eventi mbarëkombëtar t bukurisë shqiptare do t’i shtohet dhe ky qytet dhe pikërisht kjo shtëpi ku 100 vjet më parë u formua parlamenti i parë shqiptar.

Në garë për kurorën janë 26 vajza nga gjithë Shqipëria që pas performancave në një event që do të transmetohet live në Klan Plus prej 3 orësh do të presin verdiktin e jurisë se kush do të rrëmbejë kurorën nga Mbretëresha e 2019 Klea Bushi.

Eventi zhvillohet në masa të rrepta të distancimit social në ambient të hapur marrë nga Bashkia Lushnje. Në një natë me plot surpriza  do të performojnë  artistë të njohur të muzikës si Marsela Cibukaj, Mariza Ikonomi, Devi Xherahu, Kastro Ziso, Mihrie Braha nga Kosova, apo Big Mama nga Maqedonia e Veriut etj..

Eventi prezantohet nga Arjola Shehu dhe mban vulën e produksionit të Deliart Association dhe Tv Klan.

Tv Klan