Kosova sot me 103 raste pozitive me COVID-19

Nga testimi i 459 mostrave gjithsej 103 raste kanë dalë pozitive sot në Kosovë me COVID-19.

Në konferencën për media të MSH-së shefi i Departamentit të Mikrobiologjisë, Xhevat Jakupi, ka bërë të ditur se në vendin tonë gjithsej 95 persona janë shëruar nga COVID-19.

“Janë testuar 459 mostra, 103 raste pozitive”, tha ai.

Aktivë me COVID-19, sipas tij, janë 2708 raste. /Zëri