Shqiptarët fitojnë 29 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Për shkak të rrezikut të përhapjes së virusit COVID-19 zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë organizuar për tri ditë radhazi, të cilat përfunduan dje.

Kur janë numëruar 93,96% e votave në Maqedoninë e Veriut, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njofton se koalicioni “Mundemi”, i udhëhequr nga LSDM-ja e kryeministrit të tanishëm Zoran Zaev, prin me 36,13%, VMRO-DPMNE-ja e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ka 34,65%, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) e Ali Ahmetit 11,57% dhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa (ASH - Alternativa) e Ziadin Selës ka 8,79 %. Ndërkohë, Partia e Majtë ka 3,96%, PDSH-ja 1,48% dhe Integra 1,33 për qind.

Televizioni “Alsat M” shkruan se nga rezultat e deritanishme shqiptarët kanë 29 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Nga numri i votave të përpunuara deri tani dhe të shndërruara në mandate del se LSDM-ja dhe koalicioni “Mundemi” kanë fituar 46 mandate, VMRO-DPMNE-ja 44 mandate, BDI-ja 16 mandate, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 mandate, PDSH-ja një mandat dhe Levica një mandat. Këto janë të dhëna nga uebfaqja e KSHZ-së.

Ndërkohë, analisti Armend Muja gjatë mbrëmjes ka paraqitur në infografikë rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, kjo kur janë numëruar 98% e votave.

Kjo është infografika: