Ferizaj: Sulmon babanë, arrestohet nga policia

Mbrëmjen e së hënës në Ferizaj është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

Sipas Policisë së Kosovës, viktimës i është dashur trajtim mjekësor në spital.

Ndërsa i dyshuari, me vendimin e prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Zëri