Fikret Shatri zbulon lëndimet që ka pësuar në gishtat e këmbës gjatë vrapimit për në Tiranë

Ndonëse me shumë vështirësi, ish-basketbollisti i mirënjohur kosovar, Fikret Shatri realizoi vrapimin nga Prishtina në Tiranë në një gjatësi prej prej 257 kilometrash.

Gjatë këtij vrapimi maratonik, Shatri u përballë edhe e disa lëndime, por të njejtat nuk ia ndalën ëndrrën, shkruan "Zeri.info".

Në profilin e tij në "Facebook", Shatri ka postuar disa fotografi, ku shihen lëndimet që ka marrë në gishta.

"Leckë, zhele", ka shkruar Shatri në njëren prej fotografive.

Ndryshe, Shatri ishte nisur më 2 korrik nga Prishtina dhe më 4 korrik kishte arritur në Tiranë. /Zeri.info