Synaj Keçi i 'godet' gjyqtarët: Vetëm ndaj Flamurtarit po e bëjnë këtë gjë
Trajneri i Flamurtarit, Synaj Keçi, e ka dhënë një deklaratë interesante rreth referimit, shkruan "Zeri.info".
Keçi tha se vetëm ndaj skuadrës së tij referët akordojmë 7 minuta lojë shtesë.
"Është interesante pasi që në ndaj skuadrave tjera akordohen 4-5 minuta lojë shtesë kurse ndaj nesh 7 minuta", ka thënë Synaj Keçi për emisionin "2 me 1", shkruan Zeri.info.
Flamurtari nesër (e hënë) takohet me Llapin në udhëtim në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës.
Flamurtari ndodhet e gjashta në tabelë me 40 pikë të grumbulluara. /Zeri.info