Sot dy ndeshje, nesër katër ndeshje, vëmendja kryesore do të jetë në Drenas

Në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës në futboll, sot u zhvilluan dy ndeshje tejet interesante.

Fillimisht, Gjilani mposhti Drenicën në shtëpi me rezultat 2:0 në stadiumin e qytetit në Gjilan për të vazhduar ëndrrën drejt titullit kampion, raporton "Zeri.info".

Nga ana tjetër, FC Prishtina dhe Drita u përballën në një ndeshje spektakolare në stadiumin "Fadil Vokrri", në kryeqytet.

Ndeshja në fjalë u mbyllë me rezultat 1:1, por që në këtë ndeshje nuk munguan rastet dhe futbolli i bukur.

Ndërkaq nesër do të jenë në program katër ndeshje tjera interesante.

Feronikeli do të përballet me Ballkanin në "Rexhep Rexhepi" në Drenas, derisa Llapi synon fitore për të siguruar mbijetesën ndaj Flamurtarit.

Dukagjini e pret Trepçën'89 në Klinë, derisa Vushtrria përballet me Ferizajn. /Zeri.info