Lajmi i fundit: Koronavirusi ia merr jetën ish-sportistes shqiptare
Një prej viktimave nga katër të tilla gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, është një 57-vjeçare nga Shkodra.
Ajo është Gonxhe Rexhepi, ish-volejbolliste e klubit sportiv të Vllaznisë. Viktimat e tjera janë një nga Durrësi dhe dy nga Tirana.
Ministria e Shëndetësisë tha se situata në Spitalin Infektiv po përkeqësohet, pasi numri i rasteve është rritur, duke shtuar se vërehet me shqetësim edhe rritja e numrit të të prekurve tek moshat e reja. /Panorama