Podujevë, digjen disa kabllo elektrike

Në rrugën “Zahir Pajaziti” në Lagjen 1 në Podujevë është raportuar se janë djegur disa kabllo elektrike.

Këtë për Zërin e ka konfirmuar, edhe zëdhënësi për media në KEDS, Viktor Buzhala.

“Po rasti ka ndodhur. Ekipet e KEDS-it tashmë janë në vendngjarje dhe janë duke e sanuar problemin”, ka thënë ai./Zëri