'Visar Bekaj duhet ta padisë gjyqtarin Kreshnik Vula'
Debatik Curri, ndihmëstrajner i Armend Dallkut te skuadra e Prishtinës, e ka dhënë një deklaratë te fortë në lidhje me poetierin e FC Prishtinës dhe Përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj, shkruan "Zeri.info".
Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, vlerëson se Bekaj duhet të të ngritë padi ndaj gjyqtarit të futbollit kosovar, Kreshnik Vula, i cili në ndeshjen e fundit Gjilani - Prishtina, e ndëshkoi Bekajn me karton të kuq pas një dueli në pjesën e dytë që për njohës të futbollit, kartoni nuk ishte i merituar.
"Visar Bekaj është pjesë e Kombëtares dhe për mendimin tim, ai duhet ta padisë Kreshnik Vulën për prishje të imazhit", ka thënë Debatik Curri për T7, shkruan Zeri.info.
Prishtina e humbi këtë ndeshje me rezultat 2:1 derisa golat erdhën pas daljes së Bekajt nga loja.
Kjo ndeshje ishte një nga betejat vendimtare të Prishtinës në luftën e saj për titullin kampion. /Zeri.info