Çfarë parashihet me gjendjen e jashtëzakonshme?
Pas rritjes së numrit të personave të infektuar me koronavirus, që shkakton sëmundjen COVID -19, dhe rritjes së numrit të rasteve që kanë përfunduar me vdekje, Kosova është duke shqyrtuar mundësinë që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme.
Lidhur me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se pritet të vendosët të dielën në takimin e Këshillit të Sigurisë i Republikës së Kosovës, i cili aktualisht kryesohet nga Hoti.
Megjithëkëtë, fjalën e fundit për këtë e jep Kuvendi i Kosovës.
Në rast të shpalljes së gjendjes të jashtëzakonshme, Këshilli i Sigurisë ushtron funksione ekzekutive që kufizohen në funksionet që ndërlidhen në veçanti me gjendjen e jashtëzakonshme dhe drejtohet nga Presidenti i Republikës.
Në gjendje të jashtëzakonshme sipas Kushtetutës së Kosovës presidenti pas konsultimit me Qeverinë dhe Kuvendin, mund të urdhërojë mobilizimin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, për të ndihmuar në gjendjen e jashtëzakonshme.
Kryeministri Hoti gjatë një takimi virtual të mbjatur me kryetarët e komunave të Kosovës ka sqaruar se gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar.
Kurse ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, në një postim në rrjetin social Facebook iu është drejtuar qytetarëve të Kosovës qe të respektojnë masat dhe siç ka shkruar ai të mos e imponojnë vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
“Mos na impononi vendosjen e gjendjes seë jashteëzakonshme. Nuk jemi qeveri represive, por shtet demokratik. Meë dhemb shpirti ta shoh Kosoveën e mbyllur”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Shkrimin e plotë mund ta gjeni në RadioEvropaeLirë