Arrestohet një femër në Obiliq, sulmoi fizikisht dy të mitura

Një femër në Obiliq është arrestuar të hënën.

Ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy femra të tjera të moshës së mitur, transmeton “Zeri.info”.

Policia njofton se viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara, me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje.