Vdes një burrë në Rahovec pasi u vetaksidentua me traktor

Një burrë nga fshati Qifllak i Rahovecit ka vdekur të hënën pasi është vetaksidentuar me traktor.

Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku nga mjeku është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë, transmeton “Zeri.info”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri