Tottenhami mposht Evertonin dhe vazhdon garën për t'u kualifikuar në Evropë

Tottenhami ka regjistruar fitore tejet të rëndësishme në kuadër të kampionatit elitar anglez, Premierligë.

Skuadra që drejtohet nga Jose Mourinho e ka mposhtur sonte Evertonin me rezultat minimal 1:0 në "Tottenham Hotspur Stadium", shkruan "Zeri.info".

Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën vendase e shënoi Michael Keane, futbollist i Evertonit i cili shënoi në portën e gabuar.

Në këtë ndeshje vlen të ceket se pati një incident mes dy futbollistëve të Tottenhamit, Son dhe Hugo Lloris, të cilët u kacafytën pas pjesës së parë.

Me këtë fitore, Tottenhami ngritet në vendin e tetë në tabelë me 48 pikë të tubuara pas 33 javësh.

Kurse, Evertoni mbetet në vendin e 11-të me 44 sosh. /Zeri.info