Valon Berisha shfrytëzon pushimet në Kosovë për t'u takuar me talentet kosovarë që kanë ambicie të mëdha

Valon Berisha është duke i kaluar pushimit verore në vendlindjen e tij, në Kosovë.

Pas përfundimit të edicionit 2019/20 në Bundesligën gjermane, mesfushori shqiptar tani ndodhet në Kosovë, shkruan "Zeri.info".

Gjatë ditës së sotme, reprezentuesi i Kosovës ka zgjedhur të vizitojë fëmijët e akademisë së futbollit, "Elite".

Me këtë rast, ai ka takuar dhjetëra talentë që luajnë në këtë akademi.

Ai shfrytëzoi rastin t'i shpalosë përvojat e tij me këta futbollistë që kanë ambicie të mëdha.

Ndryshe, Berisha është larguar nga Fortuna Dusseldorfi, dhe tani do të rikthehet te klubi që e ka në pronësi kartonin e tij, Lazio. /Zeri.info