Godet basketbollistja serbe: Më përjashtuan nga klubet sepse nuk pranova të bëja marrëdhënie seksuale me shefat

Basketbollistja serbe, Milica Dabovic, ka përjetuar gjëra të tmerrshme gjatë karrierës së saj, shkruan mediumi zviceran “Blick”, transmeton “Zeri.info”.

Ajo madje ka pasur edhe oferta imorale për kryer marrëdhënie seksuale.

28-vjeçarja, që ka vendosur ta mbyllë karrierën e saj në basketboll, ka thënë se ishte përjashtuar nga klubet për shkak se nuk kishte pranuar të kryente marrëdhënie seksuale me shefat.  

“Presidenti i një klubi deshi të bënte marrëdhënie seksuale me mua. Por, unë refuzova. Kështu më larguan tre muaj më vonë dhe madje as nuk u pagova për atë periudhë”, ka zbuluar basketbollistja.

Ajo ka pasur përvoja të ngjashme edhe klubet e tjera.

“Unë nënshkrova kontratën dhe kur iu bashkova klubit mora një thirrje nga dikush në krye. Ai më kërkoi që të flija me të. Unë refuzova dhe u largova nga klubi”, ka treguar ajo./Zëri