Hajnat ia vjedhin shtëpinë Riberyt
Shtëpia e sulmuesit të Fiorentinas, Franck Ribery, është vjedhur gjatë ditës së djeshme, shkruan “La Repubblica”, transmeton “Zeri.info”.
Ylli francez ishte pjesë e skuadrës së Fiorentinas në ndeshjen e djeshme ndaj Parmas, derisa kur i kthye në shtëpi e gjeti shtëpinë e tij të vjedhur.
Policia lokale menjëherë shkoi në vendin e ngjarjes dhe ende është duke u bërë vlerësimi i gjërave të vjedhura.
Por, raportohet se një numër i madh gjësendesh të vlefshme, duke përfshirë bizhuteri dhe objekte të tjera të vlefshme, mungojnë në shtëpinë e francezit./Zëri