Kida dhe Mozzik publikojnë projektin muzikor

Reperi Mozzik dhe këngëtarja Kida kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të shumëpritur.

Projekti u publikua në mesnatë dhe përfshin dy këngë në të, në një video 6 minutëshe.

Kënga e parë mban titullin “Paranoja”, ndërsa, e dyta “Pishmon”. Si titull të përbashkët, artistët vendosën “PP”.

Ky është bashkëpunimi i tyre i dytë.