Zbulohet agjenda e takimeve të Ramës në Kosovë, mungon takimi me Haradinajn e Kurtin
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës së sotme pritet që të vizitojë Kosovën.
Vizita e Ramës në Kosovë vjen pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale ndaj Presidentit Thaçi, kryetarit të PDK-së Kadri Veselit dhe emrave të tjerë të papublikuar të përfshirë në të.
Planifikohet që Rama, gjatë ditës të takohet me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, me kryeministrin Avdullah Hotin, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin, kreun e PDK-së Kadri Veselin dhe me kryetarin e Nismës Fatmir Limajn, por jo edhe me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, ndaj të cilit ka ngritur një padi, e as me kreun e LVV-së, Albin Kurtin.
Vizita e tij do të jetë dyditore. /Zëri