Vala Peshku: Kjo ndeshje dëshmon se unë nuk mund ta shikoj futbollin kosovar
Në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës, në pasditën e sotme janë zhvilluar tri ndeshje interesante.
Lideri i tabelës, Drita ka regjistruar fitore me rezultat solid, 2:0 përballë Dukagjinit të Klinës, raporton "Zeri.info".
Ndërsa, në stadiumin "Bajram Aliu", Trepça'89 e ka mposhtur Drenicën me rezultat 2:4.
Dhe për fund, Flamurtari e ka mposhtur Ferizajn me shumë vështirësi në kryeqytet me rezultat 3:2.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli është shprehur i befasuar me rezultatin e ndeshjes Drenica - Trepça'89.
Tifozja e Liverpoolit, Vala Peshku e ka komentuar ndeshjen në fjalë, derisa thotë se kjo ndeshja ia dëshmon se nuk mund ta shikoj futbollin kosovar.
"Dëshira dhe ambicia e futbollistëve dhe trajnerëve që kanë në Kosovë është për t'u adimiruar, por është keq që nuk iu kemi ofruar asgjë që 20 vite", tregon Vala Peshku në "Dueli Sportiv", përcjell "Zeri.info".
"Ndeshja Drenica - Trepça'89 ma dëshmon se nuk duhet ta shikoj futbollin e Kosovës", tregon më tej ajo.
"Ka shumë shkaqe, si dhe infrastruktura është njëra prej tyre", shtoi Peshku. /Zeri.info