Super-lajm për Ballkanin, rikthehet futbollisti i formacionit bazë
Pretendenti për titullin kampion si dhe Digitalb Kupën e Kosovës në këtë edicion, Ballkani së fundmi e ka pranuar një lajm tejet pozitiv, raporton “Zeri.info”.
Kapiteni i skuadrës dhe lojtari me përvojë ndërkombëtare, Visar Berisha, i ka kaluar problemet që i kishte në ditët e fundit me ç’rast kishte pësuar një lëndim të lehtë në ligamente të gjurit.
“Zeri.info” nga burime të sigurta brenda klubit suharekas, mëson se qendërmbrojtësi Berisha do të do jetë në dispozicion të trajnerit Ismet Munishi në fillim të javës së ardhshme.
Berisha mungoi në dy ndeshjet e fundit ndan Feronikelit në gjysmëfinale të Kupës dhe Trepçës ‘89 në kampionat.
Ndryshe, Ballkani së fundmi është përballur me një tjetër problem të madh pasi që lojtari në top-formë, Arbër Hoxha i ka këputur ligamentet e gjurit të majtë dhe do t'i mungojë skuadrës për rreth gjashtë muaj.
Hoxha është operuar ditën e sotme (e martë) me sukses./Zeri.info