E dhimbshme: Vdes Etrit Mehmeti, shef i montazhës në KTV

Etrit Mehmeti, shef i montazhës në Kohavision, ka vdekur sot si pasojë e një infarkti në zemër.

Ai u lind më 8 gusht të vitit 1982, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.

Mehmeti ishte bërë pjesë e Grupit KOHA në vitin 2002.

Pas vdekjës së Mehmetit shumë figura publike kanë shprehur ngushllime, ndërsa janë shprehur të tronditur me ndarjen e hershme të tij nga jeta.