Italianët harrojnë koronavirusin: 100 mijë tifozë festuan trofeun e Kupës së Italisë në rrugë
Mbledhja më e madhe e njerëzve që prej “shpërthimit” të pandemisë COVID-19 u regjistrua dje në Itali.
Rreth 100 mijë tifozë të Napolit dolën në rrugë për të festuar triumfin në Kupën e Italisë, shkruan “Zeri.info”.
Napoli arriti ta mposhtë Juventusin në finalen e Kupvs së Italisë pas ekzekutimit të penalltive.
Kështu, Napoli e fitoi një titull për herë të parë pas gjashtë vitesh.
Por, as koronavirusi nuk arriti ta ndalë festën e madhe në rrugët e Napolit.
Tifozët festuan deri vonë në mbrëmje. /Zeri.info