Spitali Amerikan vazhdon të garantojë shëndetin e çdo pacienti me dezinfektime intensive dhe sistematike

Kujdesi maksimal në Spitalin Amerikan në Kosovë, po vazhdon me dezinfektim intensiv dhe në mënyrë sistematike të ambienteve spitalore për të garantuar shëndetin e çdo pacienti.

“Spitali Amerikan është COVID FREE dhe hyrja në ambientet e spitalit është e kufizuar duke respektuar protokollet dhe rekomandimet e OBSH për parandalimin e COVID-19 dhe çdo pacient që hyn në spital i bëhet triazhimi dhe monitorimi i saktë i parametrave.

Të njëjtat masa janë marrë edhe për personelin mjekësor i cili është i trajnuar duke ofruar mbrojtje maksimale kundër COVID-19. Spitali Amerikan ofron hapësira spitalore të sigurta dhe me staf mjekësor të mirë-trajnuar dhe nuk pranon persona të infektuar me Covid -19. #spitaliamerikan #perqafojejeten“, thuhet ne njoftimin e Spitalit Amerikan.