Dy protesta mbahen sot në Prishtinë

Dy protesta do të mbahen sot në Prishtinë, në orën 11:00, raporton “Zeri.info”.

Në të parën do të protestojnë estrada dhe pronarët e restoranteve në shenjë pakënaqësie për shkak të moslejimit të mbajtjes së dasmave si pjesë e masave anti-COVID-19. Ata do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, me fillim në orën 11:00.

Ndërsa në të njëjtën kohë do të mbahet edhe një protestë tjetër para Komunës së Prishtinës.

Shoqata e Radiotaksive, në shenjë pakënaqësie për moskrijimin e kushteve për punë nga ana e Komunës së Prishtinës, do të protestojë për tri ditë rresht.

Protestat mbahen prej datës 15 deri 17 qershor, ku 50 vetura të autotaksive do të parkohen përreth objektit të Komunës pa e penguar komunikacionin, nga ora 11:00 deri në orën 12:00. /ZËRI