Gjendet një 38-vjeçar pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar në Gjakovë

 

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Moglicë të komunës së Gjakovës, në një shtëpi të pabanuar, shkruan “Zeri.info”.

Zëdhënësi i Policisë, Nystret Xhurkaj, ka konfirmuar rastin për Zërin.

Ai tha se viktima është gjetur i varur në litar.

"Rreth orës 20:30 minuta policia në Gjakovë ka pranuar një informatë se në fshatin Moglicë, të komunës së Gjakovës në një shtepi të pabanuar është një person i varur në litar”, njoftoi Xhurkaj.

Sipas zëdhënësit të policisë, patrulla policore së bashku me shërbimin mjekësor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe mjeku kujdestar ka konfirmuar se personi është i vdekur.

“Personi i vdekur, B.M., është nga Gjakova dhe i moshës rreth 38 vjeçare”, shtoi Xhurkaj.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme./Zëri.