Kush është Jeton Walti apo Jetoni i Shqiponjave
Prisidenti i klubit motristik “Shqiponjat e Zeza”, Jeton Walti tash e disa vite jeton e vepron në Zvicër.
Fillmisht pastaj edhe pasioni për motorin e shtyn që të themeloj klubin motoristik Shqiponjat që me krenari do ta bartnin qindra bashkatdhetarë jo vetëm në Zvicër por në shumë vende të Diasporës.
Qëllimi i klubit Shqiponjat e Zeza është që të bashkojë komunitetin shqiptarë anë e kënd botës duke udhëtuar dhe komunikuar me njerëz në të njejtën kohë për të promovuar vlerat shqiptare.
Jetoni thotë se Jelekun e Shqiponjave te Zeza nuk mund ta vesh çdokush. Ka rregulla brenda klubit, pra që të bëheni pjesë e Shqiponjave të Zeza është shumë e rëndësishme të pajtoheni me konceptin e “drejtimit" dhe rregullave brenda këtij klubi sikurse funksionojnë në shumicën e klubeve motoristike në botë.
Ai deklaron se në klub të gjithë janë të barabartë, nuk ka favorizime por as garë se kush është i pari në klub. Postin e presidentit nuk e mbanë rastësisht !
Për ata që nuk e njohin Jetonim ?
Prijësi i një klubi motoristik duhet të këtë karakter e moral të fortë, fleksibël e tolerant që të tejkalohen problemet duke e ditur natyrën e këtij sporti e që Jetoni tashmë është i dëshmuar me këto veti në zgjidhjen e konflikteve në mënyrë paqësore.
Takimet e Shqiponjave të Zeza nuk janë vetëm njeher në vit.
Ajo që vlen të theksohet se klubi Shqiponjat e Zeza ka edhe një tjetër mision. Misonin humanitar qe kur është e nevojshme të ndihmohet dikush në të gjitha trojet shqiptare mobilizohen anëtarët sikurse ishte edhe rasti kur Shqiponjat i ndihmuan një ish ushtari të Ushtrisë Çlirimtare duke i ndertuar shtëpin. Por edhe përkrahja e vazhdueshme e Shoqatës Diaspora.