Paralajëmrohet mbyllja e disa veprimtarive nëse nuk respektohen masat ndaj koronavirusit

Kosova mund të bëjë hapa prapa dhe të mbyll disa veprimtari pas rihapjës, në rast se nuk ka respektim strikt të masave kundër koronavirusit.

Kështu ka paralajmëruar ministri i sapoemëruar i shëndetësisë, Armen Zemaj, i cili ka thënë se situata epidemiologjike është duke u monitoruar në vazhdimësi, me angazhime për të mos lejuar përkeqësimin që do të detyronte të kthimin prapa transmeton Zeri.info.

“Situata epidemiologjike është duke u monitoruar në vazhdimësi, me angazhime për të mos lejuar përkeqësimin, që do të na detyronte të kthehemi prapa dhe të marrim masa shtesë në parandalimin e pandemisë që do të nënkuptonin edhe ndalesat e disa veprimtarive që tashmë janë hapur dhe po funksionojnë normalisht, gjithmonë të obliguar që të zbatojnë rekomandimet e IKSHPK” ka thënë Ministri Zemaj në një deklaratë publike./Zëri/