Deputeti Shala rrëfen për vizitën e Thaçit dhe Haradinajt një natë para votimit të qeverisë

 

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, në tv Dukagjini, ka komentuar votimin e tij për formimin e Qeverisë së re me Avdullah Hotin, shkruan “Zeri.info”.

Shala theksoi se Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj kanë shkuar në shtëpinë e tij në orën 1:00 pas mesnate. Sipas tij, biseden e kishte “udhëhequr” Haradinaj dhe e kishte “lutur” atë të votojë qeverinë Hoti.

Ndërsa, Shala thekson se Presidenti i kishte thënë se ai duhet të votojë këtë Qeveri sepse “nuk duhet të ndahet nga shokët”.

Deputeti shtoi se ata i thanë se vetëm vota e tij po mungonte për formimin e Qeverisë.

“Nuk kam dashur të shkaktoj krize politike në vend, për këtë votova. I’u thash se po shkoj se janë 60 vota. Nuk e di nëse ata janë takuar rastësisht apo në kafe, te unë kanë ardhur bashkë”, theksoi Shala./ZERI