Gjysma e luftëtarëve në UFC përdorin marihuanë

Një studim ka gjetur se pothuajse gjysma e luftëtarëve të Arteve të Përziera Marciale përdorin marihuanë për çështje mjekësore apo qëllime të tjera, transmeton “Zeri.info”.

“The Athletic” së fundmi ka bërë një hulumtim me 170 luftëtarë profesionistë të Arteve të Përziera Marciale.

Është konfirmuar që 45.9% e tyre përdorin marihuanë për çështje mjekësore apo për qëllime rekreative gjatë karrierës së tyre, derisa 4.7% e tyre kanë përdorur rregullisht marihuanë në të kaluarë dhe janë ndalur.

Jeff Novitzky, zëvendëspresidenti për Shëndetin dhe Performancën e Atletëve në UFC, nuk është i befasuar nga kjo gjë.

“Mendoj që kjo duket mjaft e saktë. Nuk kam bërë kurrë ndonjë sondazh. Por, unë kam pasur shumë, shumë, shumë diskutime. Është ndoshta çështja numër 1 e pyetjeve që më bëhen prej luftëtarëve”, tha ai./Zëri