Koha kur Mike Tysoni dëshironte ta rrihte Donald Trumpin për shkak të gruas së tij

Shkrimtari amerikan Tim O’Brien ka zbuluar në librin e tij se si boksieri i famshëm amerikan Mike Tysoni dikur dëshironte ta rrihte presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump.

Në vitin 1988Trumpi ishte këshilltar financiar i boksierit të famshëm, shkruan “Zeri.info”.

Ai gjithashtu e kishte financiar përballjen e tij të famshme kundër Michael Spinksit po atë vit.

Tysoni, i cili në atë kohë kishte një problem serioz me xhelozinë, ishte i bindur se gruaja e tij e atëhershme, Robin Givens, po e tradhtonte atë me Donald Trumpin.

Libri “TrumpNation”, i shkruar nga O’Brien, gjithashtu përmban një dëshmi interesante nga Trumpi.

Tysoni e kishte pyetur Trumpin duke i bërtitur: “A e dëshiron gruan time?”, teksa Trumpi ishte "i ngrirë” derisa tha: “Mendova se do të vdisja, sepse askush nuk kishte gjasa ndaj tij. Ai është një kampion botëror”.

Kujtojmë se Tysoni e kishte zënë ish-gruan e tij Robin duke e tradhtuar me aktorin e famshëm hollivudian, Brad Pitt. /Zeri.info